EasyManuals Logo

Philips 8000 Series Important Information Manual

Philips 8000 Series
178 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #90 background imageLoading...
Page #90 background image
Shqip
90
Shqip
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe të aksesorëve
të saj dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas
produkteve të ndryshme.
Rrezik
-
Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo ndonjë lëng tjetër. Asnjëherë mos thithni me fshesë lëndë
të djegshme dhe hi derisa të jenë ftohur.
-
Mos e zhytni asnjëherë pajisjen ose ushqyesin në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos e
shpëlani me ujë rubineti.
Paralajmërim
-
Kontrolloni nëse tensioni i treguar në ushqyes korrespondon me tensionin lokal përpara se të
lidhni pajisjen.
-
Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni pajisjen ose ushqyesin
nëse është e dëmtuar. Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër origjinale.
-
Përshtatësi ka një transformator. Mos e prisni përshtatësin për ta zëvendësuar me ndonjë prizë
tjetër sepse kjo sjell një situatë të rrezikshme.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo
udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të
bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
-
Gjithmonë mbajeni larg fëmijëve të vegjël diskun magnetik të karikimit.
-
Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.
-
Hiqeni ushqyesin nga priza nëse nuk do ta përdorni pajisjen për njëfarë kohe.
-
Nëse e ruani pajisjen për më shumë se një muaj (pa përdorim apo karikim), sigurohuni që bateria të
jetë karikuar të paktën 50%. Ruajtja e pajisjes me bateri të shkarkuar mund të çojë në dëmtimin e
pakthyeshëm të kësaj të fundit.
-
Mos lejoni që grykëza elektrike të lëvizë mbi kordonët elektrikë të pajisjeve të tjera ose mbi kabllo
të tjera pasi kjo mund të shkaktojë rrezik.
-
Mbajini furçat elektrike larg rrobave të lirshme, flokëve dhe pjesëve të trupit.
-
Mos i mbyllni ose bllokoni vrimat e ajrimit kur pajisja është duke u përdorur.
-
Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë
mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme.
Asnjëherë mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e
përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në
mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
-
Karikojeni pajisjen vetëm me ushqyesin e ofruar. Përdorni vetëm ushqyesin ZD12D300050 me fuqi
30V. Në ushqyes mund të gjeni numrin përkatës të tij.
-
Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos
e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të
shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
-
Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të
diellit apo ndaj temperaturave të larta.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se
zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe kontaktoni me "Philips".

Other manuals for Philips 8000 Series

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Philips 8000 Series and is the answer not in the manual?

Philips 8000 Series Specifications

General IconGeneral
BrandPhilips
Model8000 Series
CategorySpeaker System
LanguageEnglish

Related product manuals