Udhëzimet e instalimit
TR4000 | TR4000R – 6 720 876 021 (2018/04)
60
2.3 Për të gjitha pajisjet
Për instalimin nevojitet një hapësirë rreth 60 mm në të gjitha
anët e pajisjes.
• Respektoni të dhënat teknike të pajisjes.
• Thyeni kllapën e instalimit nga pjesa e pasme e pajisjes (A).
2.4 Vetëm për TR4000 4 ET dhe TR4000R 4 ET
• Thyeni një nga portat anësore (B1) që jepen për kabllon
hyrëse të energjisë elektrike.
• Kaloni poshtë përmes portës gjatësinë e dëshiruar të
kabllos elektrike (B2).
• E rëndësishme: Lidheni njësinë vetëm me prizë elektrike
me kontakt mbrojtës që është instaluar sipas rregulloreve.
Mos përdorni një kabllo zgjatuese. Nëse është nevoja,
pajiseni njësinë me një kordon më të gjatë .
2.5 Vetëm për TR4000 5 ET, TR4000 6 ET,
TR4000 6 EB, TR4000 8 ET dhe TR4000 8
(lidhja fikse elektrike)
• Shtypni kapëset e sipërme dhe të poshtme (C1), më pas
hiqni kapakun e folesë (C2).
FIG. 3 . Montimi në mur
2.6 Pajisje nën lavaman
• Vendosni shabllonin e montimit D në mur.
• Shënoni vendet për vrimat; shponi vrimat dhe futni upat në
mur.
• Vendosni kllapën e instalimit në mur duke përdorur vidat
(D1).
Vetëm për pajisjet e instaluara në mënyrë të përhershme:
• Kalojeni kabllon lidhëse përmes unazës së kabllos, vareni
pajisjen në kllapën e instalimit dhe vidhoseni në kllapën e
montimit (D2).
Vetëm për pajisjet me prizë elektrike:
• Vareni pajisjen në kllapën e instalimit dhe vidhoseni në
kllapën e montimit (D3).
2.7 Pajisje mbi lavaman
• Vendosni shabllonin e montimit E në mur.
• Shënoni vendet për vrimat; shponi vrimat dhe futni upat në
mur.
• Vendosni kllapën e instalimit në mur (E1).
• Kalojeni kabllon lidhëse përmes unazës së kabllos, vareni
pajisjen në kllapën e instalimit dhe vidhoseni në kllapën e
montimit (E2).
2.8 Vetëm për TR4000 5 ET, TR4000 6 ET,
TR4000 6 EB, TR4000 8 ET dhe TR4000 8
(lidhja fikse elektrike)
• Në shabllonin e montimit duhet të respektohen variantet
për kalimin e kabllove duke përdorur lidhjen elektrike të
montimit rrafsh.
• Unaza e kabllos duhet të mbyllë plotësisht kabllon e lidhjes për
të garantuar mbrojtje optimale kundër lagështirës.
Hapja duhet të izolohet kundër ujit nëse dëmtohet
• Përdorni hapjet e pajisura te pjesa e pasme për montimin.
Lidhja e ujit (Fig. 4)
Majtas: nën presion (e mbyllur);
djathtas: pa presion (e hapur)
• Pajisja është e miratuar vetëm për ujin e ngrohtë me një
rezistencë specifike elektrike prej ≥ 1300 Ωcm në 15 °C.
Operatori i ujësjellësit mund t’ju japë informacione rreth
rezistencës specifike të ujit.
2.9 Instalimi
• Sigurohuni që të ketë përputhje aksiale të tubave të lidhjes
në grykëza.
• Shtrëngoni dadot e bashkimit në grykëzat me një çelës fiso
dhe mbajeni në anën e kundërt me një çelës tjetër fiso të
përshtatshëm.
• Elementi T (për lidhjet nën presion) dhe tubi i lidhjes
fleksibël mund të gjenden në treg.
• Mund të përdoren vetëm valvulat e miratuara pa presion kur
kryeni lidhje pa presion (Aksesorët specialë: mishelator me
një levë BZ13062, mishelator me dy rubineta BZ13051).
• Ndërrojeni majën me sitë të mishelatorit me aeratorin e
dhënë për të ndryshuar mënyrën e spërkatjes së rubinetit.
2.10 Kontrolli i temperaturës
Temperatura e furnizimit (ndoshta më e ulët në dimër) dhe
luhatjet e presionit mund të ndikojnë në temperaturën e ujit që
del nga rubineti.
• Rrotullojeni valvulën me ngadalë në drejtimin e mbyllur për
temperatura më të larta (F1).
• Shtoni ujë të ftohtë për temperatura më të ulëta (F2).
Lidhja elektrike (Fig. 5)
2.11 TR4000 5 ET, TR4000 6 ET, TR4000 6 EB,
TR4000 8 ET dhe TR4000 8 EB (lidhja fikse
elektrike)
• Lidheni pajisjen me shiritin e terminalit në përputhje me
skemën e lidhjes.
• Vendosni kapakun e kasës dhe shtyjeni në murin e pasmë të
pajisjes në mënyrë që të bashkohet kapësja e sipërme dhe
e poshtme.