EasyManuals Logo
Home>Stihl>Trimmer>EVC 4000.1

Stihl EVC 4000.1 User Manual

Stihl EVC 4000.1
Go to English
204 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #146 background imageLoading...
Page #146 background image
Shtyjeni valvulën e shkarkimit (3) te motori,
rrotullojeni majtas dhe nxirreni.
Valvula e shkarkimit të vajit (3) hapet.
Lëreni vajin e motorit të derdhet tërësisht
përmes zorrës në enët e përshtatshme.
Shtyjeni valvulën e shkarkimit të vajit (3) te
motori dhe rrotullojeni djathtas.
Valvula e shkarkimit të vajit (3) mbyllet.
Hiqeni zorrën (4).
Mbusheni me vaj të ri motori, 5.2.
Vendosni kapakun (2).
Vidhosni shufrën e vajit (1).
7.7 Ndërrimi i vajit të motorit me
tubin e shkarkimit të vajit
Vaji i ngrohtë i motorit shkarkohet shpejt dhe
tërësisht.
Mbajeni motorin të ngrohtë.
Mbajeni në punë derisa të zbrazet serbatori.
Fikeni motorin.
Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
KUJDES
Rrezik djegieje
Mos i prekni pjesët e nxehta të motorit.
Zhvidhosni shufrën e vajit (1), 7.2.
Zhvidhoseni vidën e kyçjes (3) me dy çelësa
SW19 dhe SW15 nga tubi i shkarkimit të vajit
(2).
Hiqni vidën e kyçjes (3) dhe gominën (4).
Hiqni gominën (4).
Lëreni vajin e motorit të derdhet tërësisht në
enë të përshtatshme.
Futni gominën e re (4) në vidën e kyçjes (3).
Vidhosni vidën e kyçjes (3) në tubin e
shkarkimit të vajit (2) dhe shtrëngojeni me
14 Nm.
Mbusheni me vaj të ri motori,
5.2.
Vidhosni shufrën e vajit (1), 7.2.
8 Të dhënat teknike
8.1 Vlera e emetimeve të
skapamentos
Vlera e CO
2
e matur në procedurën e tipit të BE-
së jepet te www.stihl.com/co2 tek të dhënat
teknike specifike për produktin.
Vlera e matur e CO
2
është përcaktuar në një
motor përfaqësues sipas një procedure të
standardizuar testimi në kushte laboratori dhe
nuk përbën garanci të shprehur apo të
nënkuptuar të rendimentit të një motori të
caktuar.
Përdorimi i synuar dhe mirëmbajtja e përshkruar
në këtë manual udhëzimi, përmbushin kërkesat
përkatëse për emetimet e skapamentos. Licenca
e përdorimit skadon në rast modifikimi të motorit.
9 Pjesë këmbimi dhe
aksesorë
9.1 Pjesët e këmbimit dhe
aksesorët
Këto simbole tregojnë pjesët origjinale
të këmbimit të STIHL dhe aksesorët
origjinalë të STIHL.
STIHL rekomandon të përdorni pjesë këmbimi
origjinale të STIHL dhe aksesorë origjinalë të
STIHL.
Pjesët e këmbimit dhe aksesorët nga prodhues
të tjerë nuk mund të vlerësohen nga STIHL për
sa u përket besueshmërisë, sigurisë dhe
përshtatshmërisë pavarësisht monitorimit të
vazhduar të tregut, si dhe STIHL nuk mund të
garantojë për përdorimin e tyre.
Pjesët origjinale të këmbimit të STIHL dhe
aksesorët origjinalë të STIHL ofrohen nga
shitësit e posaçëm të STIHL.
9.2 Pjesë të rëndësishme rezervë
Filtri i ajrit: 0004 140 4400
Kandela: 0004 400 7001
polski 8 Të dhënat teknike
146 0478-983-9913-B

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Stihl EVC 4000.1 and is the answer not in the manual?

Stihl EVC 4000.1 Specifications

General IconGeneral
BrandStihl
ModelEVC 4000.1
CategoryTrimmer
LanguageEnglish

Related product manuals