4.5 Vendi i punës dhe rrethinat
PARALAJMËRIM
■
Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
mund të mos i kuptojnë rreziqet e korrëses së
barit dhe të sendeve të flakura dhe mund të
mos i marrin parasysh. Personat e
painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
► Mbajini personat e painteresuar,
fëmijët dhe kafshët larg terrenit të
punës.
► Mbajeni larg objekteve.
► Mos e lini korrësen e barit pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
korrësen e barit.
■ Kur është në punë motori, nga marmita dalin
gaze të nxehta shkarkimi. Gazet e nxehta të
shkarkimit mund të ndezin materialet tepër të
ndezshme dhe të shkaktojnë zjarre.
►
Mbajeni rrymën e ajrit të shkarkuar larg
materialeve tepër të ndezshme.
4.6 Gjendja e rregullt e sigurisë
4.6.1 Korrësja e barit
Korrësja e barit është në gjendje të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
–
Korrësja e barit është e padëmtuar.
–
Nuk ka rrjedhje benzine nga korrësja e barit.
–
Kapaku i serbatorit është i mbyllur.
–
Nuk ka rrjedhje vaji motori nga korrësja e barit.
–
Kapaku i vajit të motorit është i mbyllur.
–
Korrësja e barit është e pastër.
–
Komandat funksionojnë dhe janë të
pandryshuara.
–
Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën e barit: Shporta për
mbledhjen e barit është vendosur saktë.
–
Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
shkarkuar nga mbrapa: Shporta për mbledhjen
e barit është varur për jashtë dhe kapaku i
daljes është i mbyllur.
–
Thika është e montuar siç duhet.
–
Janë montuar aksesorë origjinalë të STIHL për
këtë korrëse bari.
–
Aksesorët janë të instaluar siç duhet.
–
Mekanizmat me sustë nuk janë të dëmtuar
dhe funksionojnë.
–
Kur lëshohet doreza e marsheve për kositjen,
motori ndalon.
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të
mos funksionojnë më siç duhet, pajisjet e
sigurisë mund të anashkalohen dhe të ketë
rrjedhje karburanti. Personat mund të
lëndohen rëndë apo të vdesin.
►
Punoni me korrëse të padëmtuar bari.
► Nëse rrjedh benzinë nga korrësja e barit:
Mos punoni me korrësen e barit dhe vizitoni
shitësin e specializuar të STIHL.
►
Mbyllni kapakun e serbatorit.
► Nëse rrjedh vaj motori nga korrësja e barit:
Mos punoni me korrësen e barit dhe vizitoni
shitësin e specializuar të STIHL.
►
Mbyllni kapakun e vajit të motorit.
► Nëse korrësja e barit është e ndotur:
Pastrojeni korrësen e barit.
► Mos i modifikoni korrëset e barit dhe
sistemet e tyre të sigurisë.
► Mos e manipuloni korrësen e barit për t'i
ndryshuar fuqinë apo shpejtësinë e motorit.
► Nëse komandat nuk funksionojnë: Mos e
përdorni korrësen e barit.
► Mekanizmat me sustë mund të çlirojnë
energjinë e akumuluar.
► Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën e barit: Shportën për
mbledhjen e barit vareni sipas përshkrimit
në këto udhëzime përdorimi.
►
Instaloni vetëm aksesorë origjinalë STIHL
për këtë korrëse bari.
► Instaloni thikën sipas përshkrimit në këtë
manual.
► Instaloni aksesorët sipas përshkrimit në
këto udhëzime përdorimi ose në udhëzimet
e përdorimit të aksesorëve.
►
Mos vini sende në vrimat e korrëses së
barit.
► Ndërrojeni në rast konsumi apo shenjash
dëmtimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.2 Thika
Thika është në gjende të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
–
Thika dhe aksesorët janë të padëmtuar.
–
Thika nuk është e deformuar.
–
Thika është e montuar siç duhet.
–
Thika është e mprehur siç duhet.
–
Thika nuk ka pjesë të ngrëna.
–
Thika është e drejtpeshuar.
–
Nuk tejkalohen trashësia minimale dhe
gjerësia minimale e thikës,
19.2.
–
Ruhet këndi i mprehjes, 19.2.
4 Udhëzime sigurie Shqip
0478-111-9849-A 323