EasyManuals Logo
Home>Stihl>Lawn Mower>RM 248.2 T

Stihl RM 248.2 T User Manual

Stihl RM 248.2 T
Go to English
480 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #326 background imageLoading...
Page #326 background image
Në rast shtrëngatash, përdoruesi mund të
goditet nga rrufeja. Përdoruesi mund të
lëndohet rëndë ose dhe të vdesë.
Nëse ka stuhi: Mos punoni.
Në rast pune nën shi, përdoruesi mund të
rrëshqasë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose dhe të vdesë.
Nëse bie shi: Mos punoni.
4.9 Transporti
PARALAJMËRIM
Gjatë bartjes, korrësja e barit mund të
përmbyset apo të lëvizë. Mund të lëndohen
njerëz dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
Fikeni motorin.
Prisni derisa thika të pushojë së
rrotulluari.
Hiqeni prizën e kandelës.
Sigurojeni korrësen e barit me rripa, lidhëse
apo rrjetë në një zonë të përshtatshme
ngarkimi në mënyrë të atillë që të mos
përmbyset dhe të mos lëvizë.
Pas nisjes së motorit, marmita dhe motori
mund të jenë të nxehtë. Përdoruesi mund të
digjet gjatë bartjes.
Shtyjeni korrësen e barit.
Korrësja e barit është e rëndë. Nëse
përdoruesi e bart i vetëm korrësen e barit,
mund të lëndohet.
Mbani doreza mbrojtëse.
Barteni korrësen e barit me dy vetë.
Gjatë transportit mund të rrjedhë benzinë duke
shkaktuar ndotje dhe dëme.
Shtyjeni korrësen e barit.
Transportojeni pajisjen pa benzinë brenda.
4.10 Magazinimi
PARALAJMËRIM
Fëmijët nuk i kuptojnë dhe nuk i kanë
parasysh rreziqet e korrëses së barit. Fëmijët
mund të lëndohen rëndë.
Fikeni motorin.
Mbajeni korrësen e barit në vend ku nuk
mund të arrihet nga fëmijët.
Pjesët metalike mund të ndryshken nga
lagështira. Korrësja e barit mund të dëmtohet.
Mbajeni korrësen të pastër dhe të thatë.
Nëse korrësja e barit lihet në sipërfaqe të
pjerrëta, mund të lëvizë pa dashje. Mund të
lëndohen njerëz dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
Lëreni korrësen e barit vetëm në sipërfaqe
të drejta.
4.11 Pastrimi, mirëmbajtja dhe
riparimi
PARALAJMËRIM
Nëse motori është në punë gjatë pastrimit,
mirëmbajtjes apo riparimit, personat mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
Fikeni motorin.
Prisni derisa thika të pushojë së
rrotulluari.
Hiqeni prizën e kandelës.
Nëse motori është në punë gjatë pastrimit,
mirëmbajtjes apo riparimit, aktuatori mund të
ndizet pa dashje. Personat mund të lëndohen
rëndë dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
Fikeni motorin.
Hiqeni prizën e kandelës.
Pas nisjes së motorit, marmita dhe motori
mund të jenë të nxehtë. Në rast të tillë
personat mund të digjen.
Prisni derisa marmita dhe motori të jenë
ftohur.
Solucionet e forta të pastrimit, pastrimi me ujë
presion apo me sende të mprehta mund t'i
dëmtojë korrësen e barit ose thikën. Nëse
korrësja e barit apo thika nuk pastrohen siç
duhet, pjesët nuk funksionojnë më siç duhet
dhe pajisjet e sigurisë mund të anashkalohen.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë.
Pastrojini korrësen e barit dhe thikën sipas
përshkrimeve në këto udhëzime përdorimi,
15.2.
Nëse korrësja e barit apo thika nuk
mirëmbahen ose riparohen, ashtu si
përshkruhet në këto udhëzime përdorimi,
pjesët nuk funksionojnë më siç duhet dhe
pajisjet e sigurisë mund të anashkalohen.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të
humbin jetën.
Zëvendësojini pjesët e konsumuara apo të
dëmtuara.
Shqip 4 Udhëzime sigurie
326 0478-111-9849-A

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Stihl RM 248.2 T and is the answer not in the manual?

Stihl RM 248.2 T Specifications

General IconGeneral
BrandStihl
ModelRM 248.2 T
CategoryLawn Mower
LanguageEnglish

Related product manuals