AL VIVAX
23
• Lidhja e Digjital Audio
Lidhni audio pajisje optike me këtë kyçëse (Nevojitet Toslink kabllo optike).
•
Lidhja e kufjeve
Kufjet mund të lidhen me daljen e kufjeve në anën e sistemit tuaj.
• Lidhja e CI+ modulit
Me vënien e CI+ modulit në çarje, mund të shikoni shërbime të penguara si
kanale që paguhen ose disa HD kanale. Ju lutemi kontaktoni ofruesin e duhur
të shërbimit për të blerë CI+ modulin dhe SmartCard.
PËRDORIMI I TELEKOMANDËS
• Kyçja dhe shkyçja e TV-së tuaj
• Shkyçja e mënyrës standby: Shtypni [ ( | ) Power Standby] në anën e pasme të
panelit RHS ose në telekomandë për të kyçur mënyrën standby. Mund të aktivizoni
përsëri njësinë duke shtypur [ ( I ) Power Standby].
• Indikatori i Fuqisë: Drita tregon mënyrën standby. Nuk do të ketë dritë kur kyçësja
e fuqisë është në pozitën off.
► SHËNIM
Hiqni lidhjen nga priza e murit nëse nuk keni ndërmend të përdorni për periudha më të
gjata kohore, për shembull nëse planifikoni të shkoni diku për disa ditë. Pritni së paku 5
sekonda pasi ta shkyçni nëse doni të rinisni TV-në.
• Zgjidhje e Burimit Hyrës
• Zgjidhni Burimin Hyrës varësisht nga video pajisja që keni lidhur në TV-në tuaj.
• Për të zgjedhur Burimin Hyrës: Shtypni [Source] butonin. Kur të shfaqet lista e
Burimeve Hyrëse, shtypni [▲/▼] për të zgjedhur burimin, pastaj shtypni [OK] për
të lidhur.
• Rregullimi i nivelit të zërit
Shtypni [VOL▲ / VOL▼ ] për të zmadhuar ose zvogëluar nivelin e zërit.
Shtypni [ Mute ] për të shkyçur krejtësisht zërin. Shtypni [ Mute ] përsëri për të
lëshuar përsëri zërin.
• Ndërrimi i kanaleve
Shtypni [CH▲ /CH ▼] butonat për të shkuar në kanalin e ardhshëm lart ose
poshtë. Ose shtypni butonat me numra për të zgjedhur kanal. Për shembull, për
të zgjedhur kanalin 12, shtypni [1], pastaj shtypni [2].
• Zgjidhje e raportit
Shtypni [Zoom] butonin për të ndryshuar raportin e pamjes mes Normal, 4:3,
Wide, Zoom dhe Cinema
►SHËNIM
Opsioni i raportit të pamjes varet nga burimet e ndryshme.