Mirëmbajtja (vetëm për specialistë të miratuar)
277
Tronic 4000 T – 6721843807 (2022/06)
7.2 Punimet e mirëmbajtjes periodike
KUJDES
Rreziku i lëndimit apo i dëmtimit!
Përpara nisjes së punimeve të mirëmbajtjes:
Fikeni korrentin.
Mbyllni valvulën e linjës së ujit.
Përdorni vetëm pjesë origjinale këmbimi.
Porositini pjesët e këmbimit nga katalogu i pjesëve të
këmbimit për këtë pajisje.
Gjatë punimeve të mirëmbajtjes, ndërrojini rakordet e
hequra me të reja.
7.2.1 Kontrolli funksional
Kontrolloni nëse të gjithë komponentët funksionojnë
në rregull.
KUJDES
Rreziku i dëmtimit të pronës!
Rreziku i dëmtimit të veshjes së emaluar.
Mos e pastroni kurrë me detergjentë për heqjen e çmërsit
pjesën e brendshme të emaluar të pajisjes. Nuk nevojiten
produkte shtesë për mbrojtjen e veshjes së emaluar.
7.3 Anoda e mbrojtjes
Pajisja mbrohet nga korrizoni me një anodë magnezi në depozitë.
Anoda e magnezit ofron mbrojtje bazike ndaj dëmtimit të
mundshëm të emalimit.
Ju rekomandojmë një kontroll fillestar një vit pas vënies në punë.
KËSHILLË
Rreziku i korrozionit!
Neglizhimi i anodës mund të sjellë dëmtim të hershëm nga
korrizioni.
Në varësi të cilësisë së ujit në vendndodhje (Tab. 5),
kontrollojeni anodën çdo vit ose çdo dy vjet dhe ndërrojeni
nëse është nevoja.
Ndalohet ta vini pajisjen në punë pa pasur të instaluar anodën
e magnezit.
Pa këtë mbrojtje pajisja nuk mbulohet nga garancia e
prodhuesit.
Fikja e RCD të integruar të pajisjes.
Përpara nisjes së punimeve sigurohuni që pajisja nuk është
e lidhur me korrentin.
Zbrazeni pajisjen plotësisht ( kapitulli 4.6).
Lironi vidat e kapakut të pajisjes dhe hiqeni.
Shkëputni kabllot lidhëse nga termostati.
Lironi vidat fiksuese të flanxhës.
Hiqni flanxhën.
Kontrolloni anodën e magnezit dhe ndërrojeni nëse
është nevoja.
7.4 Termostati i sigurisë
Pajisja vjen me një pajisje sigurie automatike. Nëse për çfarëdo
arsyeje temperatura e ujit në pajisjen kryesore ngrihet mbi
nivelin e sigurisë, kjo pajisje sigurie ia ndërpret korrentin pajisjes
kryesore, duke parandaluar ndonjë aksident të mundshëm.
RREZIK
Rreziku i elektroshokut!
Termostati duhet të resetohet vetëm nga një person i
autorizuar! Kjo pajisje duhet resetuar manualisht dhe vetëm
pasi të jetë eliminuar problemi që e ka bërë të aktivizohet.
Për të resetuar pajisjen:
Hiqeni pajisjen nga korrenti.
Lironi vidat e kapakut të pajisjes dhe hiqeni [1].
Kontrolloni lidhjet elektrike.
Shtypni butonin në pajisjen e sigurisë [2].
Nëse termostati i sigurisë aktivizohet rregullisht:
siguroni pastrim më të rregullu të ngrohësit elektrik.