Mirëmbajtja (vetëm për specialistë të miratuar)
Tronic 4000 T – 6721843807 (2022/06)
278
fig. 12 Termostati i sigurisë
7.5 Brenda depozitës
Ruajtja e ujit në temperatura të larta dhe karakteristikat e vetë
ujit mund të sjellin krijimin e një shtrese çmërsi në sipërfaqen e
ngrohësit elektrik dhe/ose grumbullimin e fundërrive në
brendësi të depozitës, duke cenuar kryesisht:
• cilësinë e ujit
• konsumin elektrik
• funksionin e pajisjes
• jetëgjatësinë e pajisjes
Mes të tjera, pasojat e lartpërmendura mund të sjellin
transferim më të ulët termik mes ngrohësit dhe ujit, duke sjellë
nisjen/ndalimin më të shpeshtë të termostatit, konsum më të
lartë elektrik dhe aktivizimin e mundshëm të sigurisë nëse
tejkalohen kufijtë e temperaturës (rivendosje manuale e
termostatit nëse është nevoja).
Për funksionim optimal, jepen rekomandimet e mëposhtme:
Pastroni brendësinë e depozitës.
Pastroni ngrohësin elektrik (hiqni çmërsin ose
zëvendësojeni).
Inspektoni anodën e magnezit.
Zëvendësoni qaforen izoluese të flanxhës.
Ndërhyrjet e lartpërmendura nuk mbulohen nga garancia e
pajisjes.
7.6 Rindezja pas punimeve të mirëmbajtjes
Shtrëngoni të gjitha lidhjet e ujit dhe kontrollojuni
shtrëngimin.
Ndizni pajisjen.