EasyManuals Logo
Home>Dolmar>Lawn Mower>PM-46 BC

Dolmar PM-46 BC User Manual

Dolmar PM-46 BC
292 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #200 background imageLoading...
Page #200 background image
200
Etiketa e sigurisë që gjendet mbi kositësen e barit:
MBAJINI DUART DHE KËMBËT LARG
Paralajmërim: Tabelat e sigurisë duhet të jenë të qarta
dhe të dukshme mbi pajisje. Zëvendësoni shenjat e
sigurisë nëse mungojnë ose janë të palexueshme.
2. RREGULLA TË
PËRGJITHSHME TË SIGURISË
VINI RE: Kur përdorni vegla me naftë, duhet
merrni masat paraprake të sigurisë, duke përfshirë të
mëposhtmet, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të
rënda personale apo dëmtimin e pajisjes. Lexojini këto
udhëzime përpara se ta vini në punë produktin dhe ruajini
udhëzimet për referencë të mëvonshme.
VINI RE: Kjo pajisje prodhon fushë
elektromagnetike gjatë punës. Fusha mund të interferojë
në kushte të caktuara me implantet aktive apo pasive
mjekësore. Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të
rënda apo vdekjeprurëse, i këshillojmë personat me
implante mjekësore të konsultohen me doktorin dhe
prodhuesin e implantit mjekësor përpara se të punojnë
me pajisjen.
Trajnimi
Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me
komandat dhe me përdorimin e duhur të pajisjes.
Mësoni si ta ndaloni motorin shpejt.
Përdoreni kositësen vetëm për qëllimin për të cilin
është projektuar, pra, për prerjen dhe mbledhjen e
barit. Çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm dhe
i shkakton dëme makinës. Shembuj të përdorimit jo të
saktë mund të përfshijnë, por nuk kufizohen me:
- transportimin e personave, fëmijëve ose kafshëve
me këtë makineri;
- transportimin me anë të makinerisë;
- përdorimin e makinerisë për të tërhequr ose shtyrë
ngarkesa;
- përdorimin e makinerisë për mbledhjen e gjetheve
ose mbetjeve të ngurta;
- përdorimin e makinerisë për të krasitur gardhet
dekoruese ose për të prerë bimësi të tjera përveç
barit;
- përdorimin e makinerisë nga më shumë se një
person;
- përdorimin e tehut në sipërfaqe të tjera përveç atyre
me bar.
Mos u lejoni kurrë fëmijëve apo personave që nuk i
njohin këto udhëzime, të përdorin kositësen. Rregullat
vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
Mos e përdorni kurrë kositësen:
- nëse keni njerëz pranë, sidomos fëmijë ose kafshë
shtëpiake;
- nëse përdoruesi ka përdorur medikamente ose
substanca që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për
të reaguar ose për t’u përqendruar.
Kini parasysh se manovruesi apo përdoruesi është
përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund t’u
ndodhin personave të tjerë apo pronës së tyre.
Përdoruesit duhet të pajisen me trajnimin përkatës
gjatë përdorimit, përshtatjes dhe funksionimit të
makinerisë, duke përfshirë funksionimin e ndaluar.
Përgatitja
Gjatë kositjes, vishni gjithnjë këpucët e duhura dhe
pantallona të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni
zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura;
Të kontrollohen imtësisht zonat ku do të përdoret
pajisja dhe të largohen të gjitha objektet si gurë, lodra,
shkopinj dhe tela, të cilat mund të vërtiten nga
makineria.
VINI RE - Nafta është tepër e ndezshme.
- Ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar
konkretisht për këtë qëllim;
- Rimbusheni me karburant vetëm në mjedise të
jashtme dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes;
- Hidhni karburant përpara se të ndizni motorin. Mos e
hiqni kurrë tapën e serbatorit dhe as mos hidhni
naftë kur motori është në punë ose kur është i
nxehtë;
- Nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni
motorin, por largojeni pajisjen nga zona e derdhjes
dhe shmangni krijimin e burimeve të zjarrit derisa të
jenë larguar avujt e naftës;
- Vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të
kontejnerit;
Zëvendësojini zhurmëmbytësit me defekt;
Përpara përdorimit, inspektoni gjithnjë me sy për
parë nëse tehet, vidat e teheve dhe grupi i kositjes
kanë shenja konsumi apo dëmtimi. Ndërrojini tehet e
konsumuara apo të dëmtuara dhe bulonat e grupeve
për të ruajtur drejtpeshimin.
Të kontrollohet rregullisht për t’u siguruar që të gjithë
bashkuesit dhe kontrollet e pranisë së përdoruesit të
funksionojnë si duhet.
Përdorimi
Mos e përdorni pajisjen në hapësira të mbyllura ku
mund të mblidhen avujt e monoksidit të karbonit;
Kositni vetëm në dritë të diellit ose në dritë të mirë
artificiale;
Mos e përdorni makinerinë kur jeni të lodhur, të sëmurë
apo nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike të
tjera.
Paralajmërim! Mos e përdorni kositësin e barit kur ka
rrezik për vetëtima.
Rekomandohet që të kufizohet kohëzgjatja e përdorimit
për të minimizuar rreziqet nga zhurma dhe dridhjet.
Kini kujdes kur përdorni kositësin e barit në pjerrësi dhe
pranë disniveleve, kanaleve apo argjinaturave.
Shmangni përdorimin e pajisjes në bar të lagur, kur të
mundeni;
Shkelni gjithnjë mirë në zona të pjerrëta;
Ecni, mos vraponi;
Për pajisjet me rrota, kositni përgjatë ballinës së
pjesëve të pjerrëta, asnjëherë lart e poshtë;

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Dolmar PM-46 BC and is the answer not in the manual?

Dolmar PM-46 BC Specifications

General IconGeneral
BrandDolmar
ModelPM-46 BC
CategoryLawn Mower
LanguageEnglish

Related product manuals