EasyManua.ls Logo

Dolmar PM-46 BC - Përshkrimi I Pjesëve

Dolmar PM-46 BC
292 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
201
Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat
e pjerrëta;
Mos kositni në zona me pjerrësi të lartë;
Bëni kujdes të veçantë kur shkoni mbrapsht apo kur
tërhiqni kositësen drejt vetes;
Ndalojini tehet nëse kositja duhet anuar për transportim
kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe kur e
transferoni prej apo në zonën e kositjes;
Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse defektive
ose pa montuar në vendin e duhur pajisje sigurie, për
shembull përthyes apo/dhe kapës bari;
Kujdes: Kositësi i barit nuk duhet të përdoret pa patur
grumbulluesin e barit apo mbrojtësen e shkarkimit me
vetë-mbyllje të vendosur.
Mos i ndryshoni cilësimet bazë që kontrollojnë motorin,
dhe as mos e kaloni motorin në mbishpejtësi;
Mos ndryshoni ose mos ngacmoni puthitjet për
kontrollin e shpejtësisë së motorit.
Sistemet ose veçoritë e sigurisë së kositësit të barit nuk
duhet të ngacmohen ose çaktivizohen.
Çaktivizoni të gjitha tehet dhe friksionet e drejtimit
përpara se të ndizni motorin;
Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me
këmbët larg tehut(eve);
Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni motorin;
Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara
marmitës;
Mos i vendosni duart apo këmbët pranë apo nën pjesët
rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg hapjes së
shkarkimit;
Mos e ngrini dhe mos e mbani ngritur në ajër kositësen
e barin kur është në punë motori;
Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës,
sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- Përpara se të pastroni pengesat apo të zhbllokoni
marmitën;
- Përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni mbi
kositëse;
- Pasi keni goditur sende të jashtme. Inspektoni
kositësen e barit për dëmtime të mundshme dhe
bëni riparimet përpara se ta ndizni dhe ta vini
kositësen në punë;
- Nëse kositësja e barit fillon të dridhet në mënyrë
jonormale (kontrollojeni menjëherë);
Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës,
sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:
- Kur e lini kositësen e barit pa punë;
- Përpara rimbushjes me karburant;
Ulni cilësimin e shpejtësisë gjatë mbylljes së motorit
dhe, nëse motori ka valvulë mbylljeje, mbylleni
karburantin me përfundimin e kositjes.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t’u siguruar që pajisja të jetë në kushte
të sigurta pune;
Mos e ruani kurrë pajisjen me naftë në serbator në
ndërtesa ku avujt e karburantit mund të bien në kontakt
me zjarrin apo shkëndijat;
Gjithashtu jepini kohë të ftohet motorit para
magazinimit në ndonjë vend; Pastroni dhe mirëmbani
kositësin e barit para magazinimit.
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mbajeni motorin,
zhurmëmbytësin dhe folenë e baterisë dhe hapësirën e
mbajtjes së naftës të pastër nga bari, gjethet apo
grasoja e tepërt;
Kontrollojeni shpesh mbledhësen e barit për konsum
apo dëmtim;
Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo
dëmtuara;
Nëse serbatori duhet shkarkuar, bëjeni këtë në mjedise
të jashtme.
Mirëmbajtja e gabuar, përdorimi i pjesëve të
papërshtatura të këmbimit ose heqja apo modifikimi i
pjesëve përbërëse të sigurisë mund të dëmtojë
kositësin e barit dhe të lëndojë rëndë përdoruesit.
Përdorni vetëm tehet e rekomanduara dhe pjesë
këmbimi nga prodhuesi. Përdorimi i pjesëve jo-
origjinale mund të dëmtojë makinerinë dhe lëndojë
përdoruesit. Mbajeni kositësin e lëndinës në gjendje të
mirë pune.
Nëse pajisja e ndalimit të tehut nuk funksionon,
kontaktoni me qendrën e shërbimit për ndihmë.
Transportimi dhe përdorimi
Sa herë të përdorni, ngrini, transportoni ose anoni
pajisjen, ju duhet:
- të vishni doreza të forta pune;
- ta kapni makinën në ato pika që ju ofrojnë një kapje
të sigurt, duke marrë parasysh peshën dhe
shpërndarjen e saj.
- të përdorni një numër njerëzish që i përshtatet
peshës së makinerisë dhe karakteristikave të
automjetit ose vendit ku duhet të vendoset ose nga i
cili do të merret.
Gjatë transportimit, shtrëngojeni mirë makinerinë me
litarë ose zinxhirë.
VINI RE: Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.
VINI RE: Rimbusheni në zona me ajrim të
mjaftueshëm dhe me motorin e fikur.
3. PËRSHKRIMI I PJESËVE
(Fig. A, B, C)
Duke përfshirë
A: Çelësin e kandelës

Table of Contents

Related product manuals