3.2 Simbolet
Mund të ketë simbole mbi korrësen e barit dhe
me kuptimet e mëposhtme:
Ky simbol përcakton kapakun e
serbatorit.
Ky simbol përcakton kapakun e vajit të
motorit.
Niveli i garantuar i fuqisë së tingullit në
përputhje me direktivën 2000/14/EC në
dB(A) për t'i bërë të krahasueshme
emetimet zanore nga produktet.
Mos e hidhni produktin me mbeturinat
shtëpiake.
Rregullimi i lartësisë së prerjes.
Treguesi i nivelit të mbushjes në
shportën për mbledhje të barit.
Ndizni motorin.
4 Udhëzime sigurie
4.1 Simbolet paralajmëruese
Simbolet paralajmëruese në korrësen e barit
kanë kuptimet e mëposhtme:
Respektoni udhëzimet e sigurisë dhe
masat e tyre.
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
Bëni kujdes nga sendet e flakura tej -
ruani distancën dhe mbajini larg
personat e tretë.
Mos e prekni thikën në rrotullim.
Nxirreni tapën e kandelës gjatë
transportit, magazinimit, mirëmbajtjes
apo riparimit.
4.2 Përdorimi i synuar
Korrësja e barit STIHL RM 248.3 ose RM 253.3
shërben për kositjen dhe copëtimin e barit.
PARALAJMËRIM
■
Nëse korrësja e barit nuk përdoret për synimin
e përcaktuar, personat mund të lëndohen
rëndë apo dhe të vdesin, si dhe mund të
ndodhin dëmtime të pronës.
►
Përdoreni korrësen e barit sipas përshkrimit
në këto udhëzime përdorimi dhe në
udhëzimet e përdorimit të motorit.
4.3 Kërkesat për përdoruesin
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesit e paudhëzuar nuk i kuptojnë dhe
nuk i kanë parasysh rreziqet e korrëses së
barit. Përdoruesi ose persona të tjerë mund të
lëndohen rëndë ose të vdesin.
► Lexojini, kuptojini dhe ruajini
udhëzimet e përdorimit.
► Nëse korrësja e barit i kalohet dikujt tjetër:
Jepini gjithashtu udhëzimet e përdorimit të
korrëses së barit dhe të motorit.
►
Sigurohuni që përdoruesi të përmbushë
kërkesat e mëposhtme:
–
Përdoruesi të jetë i çlodhur.
–
Përdoruesi të jetë i aftë fizikisht, me
shqisa dhe mendërisht që të përdorë
dhe të punojë me korrësen e barit. Nëse
përdoruesi ka kufizime fizike, shqisore
apo mendore, ai mund të punojë vetëm
nën mbikëqyrje ose sipas udhëzimeve
të një personi përgjegjës.
–
Përdoruesi duhet të njohë dhe të
vlerësojë rreziqet e korrëses së barit.
–
Përdoruesi të jetë i vetëdijshëm se
mban përgjegjësinë për aksidente dhe
dëmtime të mundshme.
–
Përdoruesi të jetë në moshë
përgjegjësie ligjore ose të jetë i trajnuar
në përputhje me rregulloret shtetërore i
mbikëqyrur në profesion përkatës.
–
Përdoruesi të ketë marrë udhëzime nga
shitësi i STIHL ose një person i
kualifikuar përpara se të nisë punën për
herë të parë me korrësen e barit.
–
Përdoruesi të mos jetë nën ndikimin e
alkoolit, mjekimeve apo drogave.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
Shqip 4 Udhëzime sigurie
344 0478-111-9800-B