4.11 Pastrimi, mirëmbajtja dhe
riparimi
PARALAJMËRIM
■
Nëse motori është në punë gjatë pastrimit,
mirëmbajtjes apo riparimit, personat mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
►
Fikeni motorin.
► Prisni derisa thika të pushojë së
rrotulluari.
► Hiqeni prizën e kandelës.
■ Nëse motori është në punë gjatë pastrimit,
mirëmbajtjes apo riparimit, aktuatori mund të
ndizet pa dashje. Personat mund të lëndohen
rëndë dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
►
Fikeni motorin.
► Hiqeni prizën e kandelës.
■ Pas nisjes së motorit, marmita dhe motori
mund të jenë të nxehtë. Në rast të tillë
personat mund të digjen.
►
Prisni derisa marmita dhe motori të jenë
ftohur.
■ Solucionet e forta të pastrimit, pastrimi me ujë
presion apo me sende të mprehta mund t'i
dëmtojë korrësen e barit ose thikën. Nëse
korrësja e barit apo thika nuk pastrohen siç
duhet, pjesët nuk funksionojnë më siç duhet
dhe pajisjet e sigurisë mund të anashkalohen.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë.
►
Pastrojini korrësen e barit dhe thikën sipas
përshkrimeve në këto udhëzime përdorimi,
15.2.
■
Nëse korrësja e barit apo thika nuk
mirëmbahen ose riparohen, ashtu si
përshkruhet në këto udhëzime përdorimi,
pjesët nuk funksionojnë më siç duhet dhe
pajisjet e sigurisë mund të anashkalohen.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të
humbin jetën.
►
Zëvendësojini pjesët e konsumuara apo të
dëmtuara.
► Mirëmbani ose riparoni korrësen e barit
sipas përshkrimeve në këto udhëzime
përdorimi.
►
Mirëmbajeni thikën sipas përshkrimit në
këto udhëzime përdorimi.
■ Gjatë pastrimit, mirëmbajtjes apo riparimit të
thikës, përdoruesi mund të pritet nga tehet e
mprehta. Përdoruesi mund të lëndohet.
►
Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
■ Gjatë mprehjes, thika mund të nxehet.
Përdoruesi mund të digjet.
► Prisni derisa thika të ftohet.
► Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
5 Përgatitja e kositëses së
barit
5.1 Përgatitja e korrëses së barit
Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm, çdo herë
përpara se të nisni nga puna:
► Hiqni materialin e paketimit dhe siguresat e
transportit.
► Sigurohuni që komponentët e mëposhtëm
janë në gjendje të sigurt:
–
Korrësja e barit, 4.6.1.
–
Thika, 4.6.2.
►
Pastrimi i korrëses së barit, 15.
►
Kontrolli i thikës, 10.2.
►
Mbushja me vaj motori, 6.4.
►
Hapni timonin, 8.1.
►
Rregullimi i dorezës mbajtëse, 8.3.
► Rimbushja e korrëses së barit me karburant,
7.
► Nëse është kositur dhe bari duhet mbledhur
në shportën për mbledhje të barit:
►
Shkëputni zgjatimin, 6.3.2.
► Hiqni adaptorin për copëtimin e materialit të
kositur,
6.2.1.
►
Futni shportën për mbledhjen e barit,
6.1.2.
► Nëse po bëni kositje dhe bari duhet të
drejtohet anash në dhé:
►
Shporta e barit e varur nga jashtë,
6.1.3.
► Vendosja e adapterit për copëtimin e
materialit të kositur,
6.2.2.
►
Lidhja e zgjatimit, 6.3.1.
► Nëse po copëtoni:
►
Shkëputni zgjatimin,
6.3.2.
►
Shporta e barit e varur nga jashtë, 6.1.3.
► Vendosja e adapterit për copëtimin e
materialit të kositur, 6.2.2.
►
Rregullimi i lartësisë së prerjes,
11.2.
►
Kontrolli i komandave, 10.1.
► Nëse hapat nuk mund të kryhen: Mos e
përdorni korrësen e barit dhe kontaktoni me
shitësin e STIHL.
5 Përgatitja e kositëses së barit Shqip
0478-111-9800-B 349