Standardet, rregulloret dhe direktivat
181
Tronic 1000 T | Tronic 2000 T – 6721831855 (2021/06)
2 Standardet, rregulloret dhe direktivat
Gjatë instalimit dhe përdorimit duhen zbatuar rregulloret dhe
standardet e mëposhtme:
• Rregulloret për instalimin elektrik dhe për lidhjen me rrjetin
elektrik
• Rregulloret për instalimin elektrik dhe për lidhjen me rrjetin
e sinjalizimit në distancë dhe të lidhjes me valë
• Standardet dhe rregulloret shtetërore
3Rreth pajisjes
3.1 Deklarata e konformitetit
Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me
direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare.
Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit
me të gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të
cilat parashikojnë vendosjen e këtij markimi.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm
në internet: www.bosch-climate.gr.
3.2 Përdoreni në përputhje me dispozitat e
rregulloreve përkatëse
Pajisja është projektuar për ngrohjen dhe ruajtjen e ujit të
pijshëm. Respektoni të gjitha rregulloret, udhëzimet dhe
standardet specifike shtetërore për ujin e pijshëm.
Pajisja duhet instaluar vetëm në ambiente të mbyllura.
Çfarëdo përdorimi tjetër nuk është në pajtim me rregulloret.
Prodhuesi nuk merr asnjë përgjegjësi për dëme që mund të
shkaktohen nga përdorimi i papërshtatshëm
3.3 Përshkrim i depozitës të ujit të ngrohtë për
banesa
• Depozitë mbajtëse prej çeliku e emaluar në pajtim me
standardet evropiane.
• Krijuar për t'u bërë ballë presioneve të larta.
• Materiali i jashtëm: fletë çeliku dhe plastikë.
• Përdorim i lehtë.
• Material izolimi poliuretani pa CFC.
• Anodë galvanike magnezi.
3.4 Aksesorët
fig. 1 Aksesorët
[1] Vidat (2x)
1)
[2] Spina (2x)
1)
[3] Izolimi galvanik (2x)
1)
[4] Valvula e çlirimit të presionit (8 bar)
1) ofrohen në disa modele (në varësi të tregut)
182 / 242 181 / 240 182 / 242