Vënia e pajisjes në punë
189
Tronic 1000 T | Tronic 2000 T – 6721831855 (2021/06)
Përdorni prizën me linjë tokëzimi për lidhjen me linjën
elektrike.
6.2 Ndërrimi i kordonit elektrik
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar duhet të ndërrohet me
një pjesë origjinale këmbimi.
Hiqeni kordonin elektrik nga priza.
Lironi vidat e kapakut.
Shkëputni të gjitha kontaktet e kordonit elektrik.
Hiqeni kordonin elektrik dhe zëvendësojeni me një të ri.
Rivendosni të gjitha kontaktet.
Shtrëngoni lidhjet e kapakut.
Futeni kordonin elektrik në prizë.
Kontrolloni nëse punon në rregull.
7 Vënia e pajisjes në punë
Kontrolloni për instalimin e duhur të depozitës së ujit të
ngrohtë për banesa.
Hapni valvulat e ujit.
Hapni të gjitha rubinetat e ujit të ngrohtë dhe ajrosini
tërësisht linjat e ujit.
Kontrolloni shtrëngimin e të gjitha lidhjeve dhe mbusheni
depozitën.
Futeni në prizë depozitën e ujit të ngrohtë për banesa.
Udhëzojeni klientin për funksionimin dhe përdorimin e
kësaj depozite uji të ngrohtë për banesa.
8 Mirëmbajtja (vetëm për specialistë të
miratuar)
Inspektimi, mirëmbajtja dhe riparimet
Inspektimi, mirëmbajtja dhe riparimet duhen kryer vetëm
nga personat kompetentë dhe të autorizuar.
Përdorni vetëm pjesë origjinale këmbimi nga prodhuesi.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara
nga pjesë këmbimi që nuk ofrohen prej prodhuesit.
Rekomandimet për klientin: Kontrollet e mirëmbajtjes.
Pajisjes duhet t'i kryhet një servis vjetor nga një teknik
kompetent i autorizuar për të ruajtur ekonominë, sigurinë
dhe qëndrueshmërinë e pajisjes.
8.1 Informacioni për përdoruesit
8.1.1 Pastrimi
Mos përdorni detergjentë agresivë, kaustikë apo që
përmbajnë tretës.
Përdorni një leckë të butë për pastrimin e pjesës së jashtme
të pajisjes.
8.1.2 Kontrolli i valvulës së çlirimit të presionit
Kontrolloni nëse pikon ujë nga tubi ajrues i valvulës së
çlirimit të presionit gjatë ngrohjes.
Mos e pengoni kurrë tubin ajrues të valvulës së çlirimit të
presionit.
8.1.3 Valvula e çlirimit të presionit
Hapeni valvulën e çlirimit të presionit manualisht së paku
një herë në muaj (Fig. 8).
KUJDES
Rreziku i lëndimit apo i dëmtimit!
Sigurohuni që uji i shkarkuar nga valvula e çlirimit të
presionit të mos përbëjë rrezik për njerëzit apo pronën.
8.1.4 Mirëmbajtja dhe riparimi
Klienti është përgjegjës për sigurimin e mirëmbajtjes dhe
testimit të rregullt nga shërbimi i klientit apo një
nënkontraktor i miratuar.
8.2 Punimet e mirëmbajtjes periodike
KUJDES
Rreziku i lëndimit apo i dëmtimit!
Përpara nisjes së punimeve të mirëmbajtjes:
Fikeni korrentin.
Mbyllni valvulën e linjës së ujit.
Përdorni vetëm pjesë origjinale këmbimi.
Porositini pjesët e këmbimit nga katalogu i pjesëve të
këmbimit për këtë pajisje.
Gjatë punimeve të mirëmbajtjes, ndërrojini rakordet e
hequra me të reja.
8.2.1 Kontrolli funksional
Kontrolloni nëse të gjithë komponentët funksionojnë në
rregull.
KUJDES
Rreziku i dëmtimit të pronës!
Rreziku i dëmtimit të veshjes së emaluar.
Mos e pastroni kurrë me detergjentë për heqjen e çmërsit
pjesën e brendshme të emaluar të pajisjes. Nuk nevojiten
190 / 242 189 / 240 190 / 242