EasyManuals Logo

Philips LatteGo 5500 Series User Manual

Philips LatteGo 5500 Series
570 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #341 background imageLoading...
Page #341 background image
340
Shqip
Ndërrimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Filtri nuk do të funksionojë më pasi përmes tij të kenë kaluar 95 litra ujë. Treguesi i statusit të "AquaClean"
bie në 0% për t'ju kujtuar të ndërroni filtrin. Për sa kohë që në ekran shfaqet treguesi i statusit "AquaClean",
mund ta ndërroni filtrin pa qenë nevoja që fillimisht ta pastroni makinën nga çmërsi. Nëse nuk e ndërroni në
kohë filtrin e ujit "AquaClean", treguesi i "AquaClean" fiket pas njëfarë kohe. Në këtë rast keni ende mundësi
ta ndërroni filtrin, por fillimisht duhet të pastroni makinën nga çmërsi.
Kur treguesi i statusit të "AquaClean" bie në 0% ose kur makina ju kujton të ndërroni filtrin "AquaClean":
1 nxirrni filtrin e vjetër të ujit "AquaClean".
2 instaloni një filtër të ri dhe aktivizojeni atë siç përshkruhet në kapitullin "Aktivizimi i filtrit të ujit
"AquaClean" (5 min.)".
Ndërroni filtrin e ujit "AquaClean" të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse makina nuk tregon ende se duhet
ndërruar.
Procedura e pastrimit të çmërsit (30 min.)
Përdorni vetëm pastrues çmërsi "Philips". Mos përdorni në asnjë rrethanë një pastrues çmërsi me bazë acidi
sulfurik, acidi klorhidrik, acidi sulfurik ose acetik (uthull) pasi mund të dëmtojnë qarkun e ujit të aparatit tuaj
dhe nuk do ta tresin siç duhet çmërsin. Garancia juaj është e pavlefshme nëse nuk përdorni pastruesin e
çmërsit "Philips". Garancia juaj është gjithashtu e pavlefshme nëse nuk pastroni pajisjen nga çmërsi. Mund të
blini nga interneti solucionin për pastrimin e çmërsit Philips në faqen www.philips.com/coffee-care.
Në ekran do të shfaqet një mesazh kur të lindë nevoja për pastrimin e çmërsit nga aparati.
1 Prekni ikonën e pastrimit në ndërfaqen e përdoruesit dhe zgjdhni "Pastrimi i çmërsit" në meny.
2 Ndiqni udhëzimet në ekran.
3 Nëse është i montuar, hiqni LatteGo.
4 Hiqni vasketën e pikimit dhe enën e mbetjeve të kafesë, boshatisini ato dhe vendosni sërish në vend.
5 Hiqni depozitën e ujit është boshatiseni atë. Më pas, hiqni filtrin e ujit «AquaClean».
6 Zbrazni të gjithë shishen «Philips» për pastrimin e çmërsit në depozitën e ujit dhe pastaj mbusheni me ujë
deri te treguesi «Calc Clean (Pastrimi i Çmërsit)» (Fig. 40). Pastaj vendoseni sërish në makinë.
7 Vendosni një enë të madhe (1,5 l) nën grykën e nxjerrjes së kafesë dhe nën grykën e ujit.
8 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur procesin e pastrimit të çmërsit. Procesi i pastrimit të
çmërsit zgjat rreth 30 minuta dhe përbëhet nga cikli i pastrimit të çmërsit dhe cikli i shpëlarjes.
9 Prisni derisa aparati të ndalojë së nxjerri ujin. Në ekran do të shfaqet një mesazh kur të lindë nevoja për
të mbushur depozitën e ujit. Procesi i pastrimit të çmërsit përfundon kur aparati ndalon së nxjerri ujë.
10 Instaloni dhe aktivizoni një filtër të ri uji AquaClean në depozitën e ujit.
-
Kur të përfundojë procesi i pastrimit të çmërsit, aparati ju kujton të instaloni filtrin e ri AquaClean
(shih 'Ndërrimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)').
Këshillë: Përdorimi i filtrit "AquaClean" ul nevojën për pastrimin e çmërsit!
Çfarë duhet të bëni nëse ndërpritet procedura e pastrimit të
çmërsit
Mund të dilni nga procedura e pastrimit të çmërsi duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes në panelin e
kontrollit. Nëse ndërpritet procedura e pastrimit të çmërsit përpara se të përfundojë plotësisht, veproni si
më poshtë:
1 Boshatisni dhe shpëlani mirë depozitën e ujit.
2 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër deri në treguesin e nivelit «Calc / Clean (Pastrimi i Çmërsit)»
dhe ndizeni sërish makinerinë.

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Philips LatteGo 5500 Series and is the answer not in the manual?

Philips LatteGo 5500 Series Specifications

General IconGeneral
Water Tank Capacity1.8 L
Milk Container Capacity0.26 L
Pump Pressure15 bar
Adjustable Coffee StrengthYes
Adjustable TemperatureYes
Adjustable Grinder Settings12
Dishwasher Safe PartsYes
Product TypeFully Automatic Espresso Machine
ColorBlack
Power1850 W
Voltage230 V
Frequency50 Hz
Adjustable Coffee QuantityYes
Adjustable Milk FrothYes
ProgrammableYes
Removable Brew GroupYes
Automatic RinsingYes
Automatic Shut-offYes
Coffee TypeEspresso, Coffee
Milk FrotherYes
Bean Hopper Capacity275 g
Maximum Cup Height150 mm

Related product manuals