342
Shqip
Ikona
paralajmër
uese
Zgjidhja
Në ekran shfaqet ikona "zbrazni enën e mbetjeve të kafesë".
- Ena e mbetjeve të kafesë është plot. Hiqeni dhe zbrazni enën e mbetjeve të kafesë kur
makina është e ndezur. Prisni 5 sekonda përpara se ta vendosni sërish.
Në ekran shfaqet ikona "vendosni grupin e përgatitjes".
- Grupi i përgatitjes nuk është në vend ose nuk është pozicionuar siç duhet. Hiqni
grupin e përgatitjes dhe sigurohuni që është bllokuar në vend. Për udhëzime hap pas
hapi, shikoni kapitullin "Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes".
Kodet e gabimit
Më poshtë mund të gjeni një listë të kodeve të gabimeve që shfaqin probleme të cilat mund t'i zgjidhni vetë.
Mund të gjeni video udhëzuese në faqen www.philips.com/coffee-care. Nëse shfaqet një tjetër kod
gabimi, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit të "Philips" në shtetin tuaj. Për të dhënat e kontaktit,
shikoni fletëpalosjen e garancisë.
Kodi i
gabimit
Problemi Zgjidhja e mundshme
01 Është bllokuar hinka e
kafes.
Fikeni makinën dhe hiqeni nga priza. Hiqni grupin e përgatitjes.
Më pas, hapni kapakun e enës së kafesë të bluar paraprakisht dhe
fusni bishtin e lugës. Lëvizni bishtin lart e poshtë derisa kafeja e
bluar që është bllokuar të bjerë poshtë. Vizitoni
www.philips.com/coffee-care për udhëzime të detajuara me
video.
03 Grupi i përgatitjes është i
papastër ose nuk është
lyer mirë me graso.
Fikni makinën. Shpëlani grupin e përgatitjes me ujë të pastër,
lëreni të thahet dhe më pas lubrifikojeni atë. Shikoni kapitullin
"Pastrimi i grupit të përgatitjes" ose vizitoni
www.philips.com/coffee-care për udhëzime të detajuara me
video. Më pas, ndizeni sërish makinën.
04 Grupi i përgatitjes nuk
është në pozicionin e
duhur.
Fikni makinën. Hiqni grupin e përgatitjes dhe rivendoseni atë.
Sigurohuni që grupi i përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur
përpara se ta vendosni. Shikoni kapitullin "Përdorimi i grupit të
përgatitjes" ose vizitoni www.philips.com/coffee-care për
udhëzime të detajuara me video. Më pas, ndizeni sërish makinën.
05 Në qarkun e ujit ka hyrë
ajër.
Rinisni makinën duke e fikur dhe e ndezur sërish atë. Nëse kjo
funksionon, përgatisni 2-3 filxhanë me ujë të nxehtë. Pastroni
makinën nga çmërsi nëse nuk e keni pastruar për një kohë të
gjatë.
Filtri "AquaClean" nuk
ishte përgatitur siç duhet
përpara instalimit ose
është i bllokuar.
Hiqni filtrin AquaClean dhe përpiquni të përgatisni një kafe sërish.
Nëse kjo funksionon, sigurohuni që filtri "AquaClean" të jetë
përgatitur siç duhet përpara se ta vendosni sërish. Vendosni sërish
filtrin "AquaClean" në depozitën e ujit. Nëse as kjo nuk
funksionon, filtri mund të jetë i bllokuar dhe ka nevojë të
ndërrohet.