Shqip - 17
Shqip
Konfigurimi i modalitetit Art
Në modalitetin Art, përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar në artikullin e menysë Cilësimet
në fund. Mund të rregulloni funksionet e mëposhtme:
Ndriçimi
Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për ta lëvizur Modifikim në krye dhe shtypni në vijim butonin
Zgjidh. Në ekranin vijues rregulloni ndriçimin e figurës. Pas zgjedhjes së cilësimeve të dëshiruara, shtypni
butonin Zgjidh në telekomandë.
– Për të caktuar menjëherë Ndriçimi ndërsa shikoni modalitetin Art, shtypni butonin në
telekomandë.
Fikje pas
Nëse nuk diktohet lëvizje rreth televizorit për kohën e caktuar, televizori fiket automatikisht. Përdorni
butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek artikujt në krye. Pas zgjedhjes së kohës së dëshiruar,
shtypni butonin Zgjidh në telekomandë.
Detektues lëvizjesh
Ndjeshmëria e funksionit të diktuesit të lëvizjes mund të rregullohet. Përdorni butonat e drejtimit në
telekomandë për të kaluar tek artikujt në krye. Pas zgjedhjes së ndjeshmërisë së dëshiruar, shtypni butonin
Zgjidh në telekomandë.
Night Mode
Kur funksioni është aktiv, televizori fiket automatikisht nëse nuk diktohet dritë përreth tij. Përdorni butonat
e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek artikujt në krye dhe në vijim aktivizojeni ose çaktivizojeni
funksionin.
Hiqni figurat nga Koleksioni im
Mund të hiqni figurat e ruajtura nga Koleksioni im.
1. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Koleksioni im.
2. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te Të preferuara ose Fotografitë e mia.
3. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar tek Opsionet+ në krye të ekranit.
4. Lëvizeni fokusin te Hiq dhe më pas shtypni butonin Zgjidh në telekomandë.
5. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të kaluar te një imazh dhe shtypni butonin Zgjidh.
– Mund të zgjidhni disa imazhe.
6. Përdorni butonat e drejtimit në telekomandë për të lëvizur te Hiq të zgjedhurat në krye të ekranit dhe më
pas shtypni butonin Zgjidh.